Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka fajësuar bllokadën amerikane ndaj porteve të Iranit dhe rënien e të ardhurave nga nafta për problemet ekonomike dhe rritjen e çmimeve në vend.
Pezeshkian tha se bllokimi i porteve ka rritur ndjeshëm kostot e transportit dhe, si pasojë, edhe çmimet e produkteve.
“Çështja e jetesës dhe rritja e çmimeve janë të natyrshme. Më parë i sillnim mallrat me anije, ndërsa tani ato duhet të përshkojnë të gjithë rrugën para se të arrijnë tek ne. Kostoja e produktit përfundimtar është rritur”, tha ai në deklaratat e publikuara të premten.
Presidenti iranian tha gjithashtu se të ardhurat e shtetit kanë rënë për shkak të vështirësive në shitjen e naftës.
“Dikur shisnim naftë, por tani nuk mund ta shesim. Ata kanë shkatërruar një numër fabrikash dhe ne nuk mund të mbledhim taksa prej tyre si më parë”, shtoi Pezeshkian.
Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive, ekonomia e vendit duhet të vazhdojë të funksionojë. /mesazhi

