Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve anti OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu.
Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë një demonstratë kundër OKB-së, e cila u organizua nga një grup në qytetin Goma në lindje të RD të Kongos të mërkurën, duke çuar në përleshje dhe vdekjen e 48 personave.
Një grup kristian-animist i quajtur “Besimi Natyror Judaik dhe Mesian ndaj Kombeve” u kishte kërkuar ndjekësve të tij të hynin në bazat e OKB-së dhe të kërkonin largimin e paqeruajtësve.
Udhëheqësit e komunitetit kanë thënë gjithashtu se ata kishin identifikuar shtëpitë e zyrtarëve të OKB-së në qytet dhe po përgatiteshin t’i plaçkitnin ato.