RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të pozosh pa turp me një gjenocidist!

te-pozosh-pa-turp-me-nje-gjenocidist!

Degradimi total i politikës shqiptare nën nënshtrim ndaj Izraelit

Ashtu si Rama, edhe Berisha pothuajse është molepsur keqaz me faktorin sionist, duke shpërfaqur kështu frikshëm dorëzimin e politikës shqiptare ndaj Izraelit, ku së fundi elementi izraelit po merr kontrollin e sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, pa llogaritur famëkeqin Shtet Bektashi.

Kështu, gjatë një vizite në SHBA, e cila mban erë pikërisht një pazar të ulët politik ku Berishës do i kërkohet të mos bëhet pengesë për këto plane në këmbim të një tolerimi amerikan, ai është takuar me një prej emrave më kontraverse të jetës publike amerikane, Ben Shapiro, një hebre që mbështet fuqishëm Netanyahun.

“Gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas, patëm nderin të takonim Ben Shapiro, një nga figurat më të shquara të lëvizjes konservatore republikane në Shtetet e Bashkuara dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të familjes dhe vlerave tradicionale”, shkruan ai, pa patur fare drojë se me kë është fotografuar.

Krah tij është Fatmir Mediu, një prej figurave më pa kuptim të politikës shqiptare.

Por para se të jenë “mbrojtës të familjes dhe vlerave tradicionale”, figura si Ben Shapiro janë tipik njerëz me tipare kriminale, yshtës të gjenocidit në Gaza, thënë ndryshe, vrasës fëmijësh.

Pra, edhe Berisha me një të tillë është takuar e ka pozuar, vrasës fëmijësh. /tesheshi

Related posts

OBSH: Vazhdon kufizimi i ndihmës mjekësore për Gazën

admin

Izraeli vazhdon ofensivën në Qabatiya: rrethim, zhvendosje e detyruar dhe shkatërrim i infrastrukturës

RTI

Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkruan marrëveshje të madhe eksporti me Arabinë Saudite

admin