RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të premten seanca e Kuvendit

te-premten-seanca-e-kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë plenare për ditën e premte, anipse rendi i ditës nuk është miratuar. Kjo pasi nuk është arritur pajtueshmëri lidhur me kërkesën e PDK-së që rezoluta për njohjen e viktimave të luftës të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

Lëvizja Vetëvndosje ka kërkuar që rezoluta të miratohet pas formimit të një grupi punues që do ta harmonizonte tekstin e rezolutës. Grupet tjera parlamentare kanë shprehur gatishmërinë që kjo të trajtohet si pikë e parë në seancën e së premtës.

Rendi i ditës që nuk u votua, planifikonte votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që nuk u votuan në seancën e kaluar, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për t’i analizuar ato.

Rendi i ditës i propozuar sot në mbledhjen e Kryesisë përfshinte disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë, përfshirë ato me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe KfW, që lidhen me zhvillimin e sektorit financiar, energjinë, klimën si dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në rend dite është paraparë votimi i një propozim-rezolute lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e saj në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik në vend. Po ashtu edhe pika për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe një propozim-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.

Related posts

Qeveria e Kosovës shton gatishmërinë pas vërshimeve, ofron mbështetej për banorët e prekur

admin

Turqia raporton për progres në marrëveshjen për grurin e Ukrainës

Muhamet Ramadani

Kandidati i PDK për Kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë: Do të bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione

admin