RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të premten seanca e Kuvendit

te-premten-seanca-e-kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë plenare për ditën e premte, anipse rendi i ditës nuk është miratuar. Kjo pasi nuk është arritur pajtueshmëri lidhur me kërkesën e PDK-së që rezoluta për njohjen e viktimave të luftës të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

Lëvizja Vetëvndosje ka kërkuar që rezoluta të miratohet pas formimit të një grupi punues që do ta harmonizonte tekstin e rezolutës. Grupet tjera parlamentare kanë shprehur gatishmërinë që kjo të trajtohet si pikë e parë në seancën e së premtës.

Rendi i ditës që nuk u votua, planifikonte votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që nuk u votuan në seancën e kaluar, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për t’i analizuar ato.

Rendi i ditës i propozuar sot në mbledhjen e Kryesisë përfshinte disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë, përfshirë ato me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe KfW, që lidhen me zhvillimin e sektorit financiar, energjinë, klimën si dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në rend dite është paraparë votimi i një propozim-rezolute lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e saj në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik në vend. Po ashtu edhe pika për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe një propozim-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.

Related posts

Ukraina sanksionon Lukashenkon, Zelensky: Po ndihmon rusët që të anashkalojnë sanksionet globale për luftën ndaj nesh

admin

Ushtria izraelite po kryen shkatërrime të gjera në jug dhe veri të Gazës

Hevzi

Kurti përkujton masakrën mbi familjen Bala

admin