RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të rrezikuar nga helmimi ! Cilat ushqime duhen shmangur në verë?

te-rrezikuar-nga-helmimi-!-cilat-ushqime-duhen-shmangur-ne-vere?

Gjatë periudhës së verës duket se rreziku i helmimit është më pranë nesh. Të gjithë duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ushqimeve që konsumojnë pasi me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësitë që ushqimet të prishin metabolizmin.

Fëmijët dhe moshat e treta janë më të riskuar ndaj këtyre problemeve, por vlen të theksohet që çdokush që konsumon ushqimet e mëposhtme mund të përballet me simptomat e helmimit.

Nuk mjafton që frutat, perimet të jenë të freskëta e të lara mirë, por muajt e verës ushqimet përgjithësisht rekomandohen të konsumohen të gatuara. Pjatave të mëposhtme bëni mirë t’u thoni JO, në rast se nuk dëshrioni të përfundoni të helmuar

1.Frutat e detit krudo, ostriket e papërgatitura

2.Perimet e parpërgatitura e të paketuara në qese duhen shmnagur.

3.Mishit me gjak duhet t’i thoni jo në verë, nëse nuk dëshironi të përfundoni në spital

4.Në rast se vezët i preferoni të pagatuara, duhet të filloni t’i skuqni apo t’i zieni në mënyrë që të ulni riskun ndaj helmimit

5.Jo vetëm në stinën e verës, por gjatë gjithë vitit qumështi duhet të jetë i pastërizuar në të kundërt mund të helmohen.

Related posts

9 zakone për të pasur një shëndet mendor të fortë gjatë vitit të ardhshëm

admin

Çfarë duhet të hani për mëngjes në mënyrë që të mos shtoni peshë?

rezart morina

Çfarë është depresioni i fshehur dhe cilët janë treguesit e tij?

admin