RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

te-shtena-armesh-gjate-perleshjes-ne-“kodren-e-trimave”,-tre-te-lenduar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Pllanës, lëndimet e personave nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Pllana ka bërë të ditur se njësitet policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana

Related posts

SHBA po përgatitet të dislokojë një aeroplanmbajtëse të tretë në rajon për sulme ndaj Iranit

Muhamet Ramadani

USS George Washington mbërrin në Lindjen e Mesme, pritet të zëvendësojë USS Abraham Lincoln

RTI

Dëshmitari okular pa’lestinez: Ush’tari iz’raelit “bërtiti nga gëzimi” pasi që’lloi aktivisten turko-amerikane

Muhamet Ramadani