RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të shtënat me armë në metronë e Teheranit shkaktojnë frikë dhe panik

te-shtenat-me-arme-ne-metrone-e-teheranit-shkaktojne-frike-dhe-panik

Derisa në shumë vende të Iranit vazhdojnë protestat që filluan pas vdekjes së Mahsa Aminit, në metronë e Teheranit janë dëgjuar të shtëna armësh të cilat kanë shkaktuar frikë dhe panik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e publikuara në median sociale, vërehet se turma e njerëzve në metro ka filluar të largohet përnjëherë.

Bashkë me dëgjimin e të shtënave të armëve, në pamje pasqyrohet se në metro u shënuan trazira, se persona me veshje civile godasin ata që largohen ndërsa disa udhëtarë që nuk kishin “mbuluar kokën” filluan ta mbulojnë atë.

Pretendohet se ata që qëllojnë me armë janë policë dhe se pamja është regjistruar në mbrëmjen e 15 nëntorit kur po vazhdonin protestat e mbajtura me rastin e 3-vjetorit të protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit që shpërtheu në vitin 2019.

Në median sociale ishte bërë thirrje për zhvillimin e protestave mes periudhës 15 dhe 17 nëntor me rastin e 3-vjetorit të protestave që shpërthyen kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran më 15 nëntor 2019 ku sipas “Amnesty International” humbën jetën 304 persona.

Pas kësaj në shumë qytete dhe universitete të vendit u mbajtën protesta ndërsa tregtarët në disa qytete mbyllën dyqanet.

Protestat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u sëmur dhe u dërgua në spital pasi u ndalua më 13 shtator nga patrullat e Irshad-it e njohur si “Policia e moralit” në Teheran me arsyen se “nuk ka zbatuar rregullat për mbulesën (shaminë)”, shkaktoi protesta kundër qeverisë së vendit në Iran.

Edhe pse nga burimet zyrtare janë bërë deklarata se në incidente ka pasur vdekje nga civilët dhe forcat e sigurisë, lidhur me numrin e të vdekurve nuk jepet informacion i qartë.

Instituti i Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR) me qendër në Norvegji në raportin e fundit njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën në protesta është rritur në 342. Sipas lajmeve të pasqyruara në median iraniane gjatë protestave kanë humbur jetën mbi 40 punonjës të sigurisë. /aa

Related posts

Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi – Kurti pritet nga ministri i Tregtisë, flasin për rritjen e investimeve të dyanshme

RTI

Zelensky i kërkon ndihmë kryeministrit indian për “planin e paqes”

admin

Shefi i CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës

RTI