RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të zhvendosurit në Gaza përballen me kushte të ashpra dimri

te-zhvendosurit-ne-gaza-perballen-me-kushte-te-ashpra-dimri

Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur, që jetojnë në strehimore të improvizuara ose në tenda, po përballen me vështirësi të mëdha ndërsa dimri sjell reshje shiu dhe përmbytje në Rripin e Gazës.

Tamara Alrifai, drejtoreshë e komunikimit dhe marrëdhënieve të jashtme në UNRWA, tha për Al Jazeera se temperaturat e ulëta po shtojnë edhe më shumë rrezikun për civilët e zhvendosur disa herë gjatë konfliktit.

“Sipas të dhënave të fundit, mbi 13,000 familje janë prekur nga shirat dhe përmbytjet, duke humbur edhe ato pak strehimore të improvizuara që kishin,” deklaroi Alrifai.

Ajo shtoi se njerëzit në Gaza janë tepër të brishtë pas dy vitesh konflikti dhe kufizimesh të ashpra ndaj ndihmave humanitare, ushqimit, materialeve për strehim, ilaçeve dhe mallrave tregtare – madje edhe gjatë armëpushimit.

“Njerëzit janë të uritur, të traumatizuar dhe shumica kanë humbur shtëpitë e tyre”, theksoi ajo.

Sipas të dhënave të OKB-së, që nga fillimi i luftës më shumë se 80 për qind e ndërtesave dhe njësive të banimit në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar. /mesazhi

Related posts

Gjermania heton “sabotim të sponsorizuar nga shteti” pas sulmit ndaj rrjetit elektrik pranë Këlnit

Hevzi

Kryetari i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të KiE: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim

admin

Mjegulla e tymit pengon fluturimet në Indonezi, ajri bëhet i pashëndetshëm në të gjithë Malajzinë

Muhamet Ramadani