RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Tekbiret a mund t’i themi gjatë gjithë ditëve të Dhul Hixhes apo vetëm një ditë para Kurban Bajramit?

tekbiret-a-mund-t’i-themi-gjate-gjithe-diteve-te-dhul-hixhes-apo-vetem-nje-dite-para-kurban-bajramit?

Pyetja:

Tekbiret a mund t’i themi gjatë gjithë ditëve të Dhul Hixhes apo vetëm një ditë para Kurban Bajramit?

***

Përgjigjja:

Kjo është një prej shumë punëve të hajrit që mund t’i veprojmë gjatë ditëve të Dhul Hixhes. Tekbir kur themi e kemi fjalën për thënien “Allahu Ekber”.

Këto tekbire merren që nga dita e parë e Dhul Hixhes dhe në vazhdimësi sa më shumë që keni mundësi. Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë) transmeton se Abdullah ibën Omeri dhe Ebu Hurejra, dy sahabë të respektuar të Pejgmaberit saws, gjatë këtyre 10 ditëve të Dhul Hixhes dilnin nëpër tregje dhe merrnin tekbire me zë “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe ilAllah, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Ue Lilahi El Hamd!” në mënyrë që t’i dëgjonin ata që ishin në treg dhe të përsërisnin edhe ata sa më shumë tekbire. Dhe tregohet se ushtonte tregu nga tekbiret e tyre.

Sepse këto janë ditët e tekbirit, ashtu siç ka ardhur në hadith “Shpeshtoni sa më shumë tekbiret.”

Ndërsa ajo që e keni cekur për tekbiret një ditë para ditës së Kurban Bajramit, prej sabahut të ditës së Arafatit deri në fund të ditëve të Kurban Bajramit, ato janë tekbire të cilat i marrim pas çdo farzi. Ato quhen tekbire të veçanta ndërsa këto që i themi gjatë ditëve të tjera janë tekbire të përgjithshme.

Prandaj gjatë këtyre ditëve merrni tekbire sa më shumë, istigfar sa më shumë dhe dhikre të tjera sa më shumë që mundeni. Janë 10 ditë, pak në numër por me vlerë shumë të madhe e që mundemi në forma të ndryshme t’i shfrytëzojmë. Prej tyre është marrja e tekbireve e që këtë mund ta bëjmë duke kryer punët e ndryshme gjatë përditshmërisë tonë. Tekbiri ka domethënie shumë të madhe tek Allahu.

Dr. Shefqet Krasniqi

Related posts

Çështë ajo që njeriun më së shumti e rrëzon nga froni…

admin

A kemi shpërblimin e leximit të Kuranit arabisht edhe nëse nuk e kuptojmë?

admin

A mundet të ndikojë mësyshi që të ndodh tradhëtia bashkshortore?

admin