RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tel Aviv, 7 izraelitë plagosen në sulmin me makinë

tel-aviv,-7-izraelite-plagosen-ne-sulmin-me-makine

Policia izraelite ka njoftuar se 7 izraelitë u plagosën në një sulm të dyshuar me makinë në Tel Aviv, transmeton Anadolu.

Policia tha se pranoi një raportim për “një makinë që goditi disa qytetarë” në rrugën Pinkhas Rosen në Tel Aviv. Në njoftim thuhet se 7 persona u plagosën në sulm.

Radioja ushtarake izraelite raportoi më herët se 5 izraelitë ishin plagosur në sulmin me makinë.

Gazeta “The Times of Israel” nga burime policore raportoi se sulmuesi u qëllua për vdekje nga një izraelit i armatosur.

Sulmi erdhi në kohën kur po zhvillohet një operacion ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në operacionin izraelit që filloi të hënën janë vrarë të paktën 10 palestinezë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, pothuajse 190 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti.

Të paktën 25 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulme të veçanta gjatë periudhës së njëjtë.

Related posts

Forcat speciale të ushtrisë amerikane do të testohen për përdorim droge

Muhamet Ramadani

Deklarohet KFOR: Nuk ishim në zonë kur u arrestuan policët

Muhamet Ramadani

“Fitimet nga asetet e ngrira do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën”- Bashkimi Europian: Me paratë ruse do të blihen armë për të luftuar Kremlin

admin