RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tensione në kufirin Liban-Izrael, shkëmbehen bomba tymuese

tensione-ne-kufirin-liban-izrael,-shkembehen-bomba-tymuese

Ushtria libaneze tha se ka shkëmbyer bomba tymuese me forcat izraelite në kufirin midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria tha se forcat izraelite qëlluan me bomba tymuese në një patrullë libaneze ndërsa një buldozer po eliminonte objekte të paligjshme të vendosura nga ushtria izraelite në veri të vijës së tërheqjes (Vija Blu).

Në deklaratë thuhet tha se forcat libaneze u përgjigjën duke gjuajtur bomba tymuese drejt trupave izraelite.

Vija Blu është linja e vendosur nga Kombet e Bashkuara për tërheqjen e forcave izraelite nga Libani në vitin 2000.

Nuk ka pasur ende asnjë koment nga ushtria izraelite apo forca paqeruajtëse e OKB-së UNIFIL mbi deklaratën e Libanit.

Tensionet mbeten të larta në kufirin libano-izraelit, 17 vjet pasi Izraeli dhe grupi Hezbollah zhvilluan një luftë 34-ditore në të cilën u vranë më shumë se 1.200 libanezë, kryesisht civilë. Rreth 160 izraelitë, kryesisht ushtarë, u vranë gjithashtu në konflikt.

Related posts

Çmimi i naftës rritet mbi 115 dollarë për fuçi mes përshkallëzimit të luftës me Iranin

Hevzi

Stano pas takimit në Bruksel: Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Asambleja hapi derën për anëtarësimin e Palestinës, ambasadori i Izraelit gris kartën e OKB-së

admin