RTV AHIRETI
Shëndetësi

Terapi premtuese në kombinim me vaksinën në luftën kundër kancerit

terapi-premtuese-ne-kombinim-me-vaksinen-ne-luften-kunder-kancerit

Kompania gjermane BioNTech aktualisht po rrit shpresat me kombinimin e terapisë CAR-T cell me vaksinën ndaj kancerit CARVac.

Rezultatet e para të hulumtimit tregojnë se tumoret mund të ndalohen nga rritja dhe ndonjëherë edhe të reduktohen. Sukseset e para janë shfaqur pas dy nga katër doza vaksinimi.

Shumica e pjesëmarrësve në studim (59 për qind) kishin tumoret e tyre të zvogëluara me të paktën 30 për qind. Përveç kësaj, tumori ndaloi së rrituri pothuajse te të gjithë pacientët (95 për qind) pas vaksinimit.

Ashtu si vaksina kundër COVID-19, edhe kjo vaksinë bazohet në teknologjinë mRNA. Kjo do të thotë që një proteinë e caktuar futet në qelizë, duke e lejuar trupin ta riparojë vetë.

Vaksina e re u zhvillua nga një ekip i udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Ugur Sahin – onkolog dhe imunolog dhe profesor Ozlem Tureci, bashkëthemelues dhe drejtor kryesor mjekësor në BioNTech.

Deri më tani, 44 pacientë e kanë marrë atë në katër doza. Suksesi ishte veçanërisht i lartë pas dy dozave, pas katër dozave tumoret u reduktuan me të paktën 30 për qind në pak më pak se gjysmën (45 për qind), ndërsa kanceri u stabilizua te 74 për qind të të gjithë pacientëve.

Related posts

macOS Sonoma vjen më 26 Shtator

rezart morina

Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë

admin

7 gjërat që duhet të dini për kujdesin ndaj sinuseve

admin