RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Osmani nga OSBE: Hap i mirë, vazhdoni me të tjerët

terheqja-e-policise-nga-objektet-e-komunave-ne-veri,-osmani-nga-osbe:-hap-i-mire,-vazhdoni-me-te-tjeret

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shtet fqinj që kryeson OSBE tani kishte propozuar pikat për shtensionimin e krizës në Veri e bëri me dije sot pas njoftimit se do të vazhdohet me tërheqjen të edhe 25 % policëve nga komunat në veri se është një hap por priten të tjerë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se fillimi i tërheqjes së prezencës policore në katër komunat veriore të Kosovës është hap i rëndësishëm që çon në normalizimin e rajonit

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: deeskalim, normalizim dhe rajoni stabil siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, e cila udhëheq me OSBE-në aktualisht, tha se presin nga Kosova edhe hapa të tjerë përpara. Osmani më herët kishte publikuar një udhëzues për dalje nga kriza në veri të Kosovës i përbërë nga nëntë pika që synon shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Related posts

Tragjedi në Itali! Moti i keq i merr jetën një gruaje dhe nipit të saj pesë muajsh, lumi del nga shtrati dhe u përmbyt banesën

admin

Dhjetra anije presin të hyjnë në Kanalin e Panamasë pas kufizimeve prej ‘mungesës së ujit’

Muhamet Ramadani

“Spiun serb”/ Fushata në internet kundër zyrtarit evropian shkakton përplasje mes qeverisë së Kosovës dhe raportueses Von Cramon

admin