RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet me magnitudë 5.0 godet lindjen e Turqisë

termet-me-magnitude-5.0-godet-lindjen-e-turqise

Një tërmet me magnitudë 5.0 herët ka goditur provincën lindore Malatya në Turqi, sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

AFAD njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 06:20 me kohën lokale, me epiqendër në rrethin Battalgazi dhe në një thellësi prej 15.59 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazıg, Adıyaman, Tunceli dhe Sanlıurfa.

Sipas AFAD-it, deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima si pasojë e tërmetit.

Edhe ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, shkroi në platformën sociale turke NSosyal.

“Pas tërmetit në Battalgazi, deri më tani nuk është konstatuar asnjë situatë e pafavorshme, por ne po vlerësojmë të gjitha raportimet”, tha ai.

Related posts

Presidenti i Azerbajxhanit: Do të mbrohen të drejtat e armenëve që jetojnë në Karabak

Muhamet Ramadani

Grupi terrorist YPG/SDF vazhdon rrëmbimet duke synuar civilët arabë në Hasakah të Sirisë

Muhamet Ramadani

Evropë hipokrite! Dënon gjenocidin në Gaza, por blen armët e Izraelit

Muhamet Ramadani