RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet me magnitudë 6 ballë godet pjesën veriore të Japonisë

termet-me-magnitude-6-balle-godet-pjesen-veriore-te-japonise

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi brigjet e prefekturës Iwate në veri të Japonisë, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u regjistrua në orën 17:26 me kohën lokale, në një thellësi prej rreth 19 kilometrash.

Televizioni publik japonez NHK raportoi se agjencia meteorologjike e Japonisë e mati tërmetin me magnitudë 5,7 ballë.

Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami dhe deri në momentin e raportimit nuk kishte njoftime për viktima.

Në fillim të këtij muaji, verilindja e Japonisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë.

Related posts

Gjermania synon të blejë tanke dhe obusë të rinj

Muhamet Ramadani

Xhaxhai i heroit që ndërhyri ndaj sulmuesit në Australi: Ahmedi “i bëri të gjithë sirianët dhe myslimanët krenarë”

admin

Turqia: Gjithmonë do të ketë gazetarë që do të mbajnë hapur korridorin e komunikimit nga Ga’za dhe Libani

admin