Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë është regjistruar në kufirin Kinë-Taxhikistan, transmeton Anadolu.
Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë (CENC), në afërsi të kufirit mes Rajonit Autonom Ujgur Xinjiang në veriperëndim të Kinës dhe Rajonit Autonom të Epërm të Badakhshan në lindje të Taxhikistanit, ka ndodhur një tërmet 7.2 ballë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), nga ana tjetër, njoftoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë, me epiqendër 67 kilometra në perëndim të qytetit Murghob në Taxhikistan.
Tërmeti është ndier edhe në Kirgistanin fqinj, në qytetin Osh dhe kryeqytetin Bishkek.
Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima apo të plagosur.