RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Tërmet në Shqipëri

termet-ne-shqiperi

Në orët e mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës Rihter, mirëpo nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.

Tërmeti është regjistruar në ora 06:32 minuta, 19 kilometra në veri-lindje të Elbasanit, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Thellësia e tërmetit ishte 15 km, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Ndërsa, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

Epiqendra ka qenë në Gurëshpatë të Elbasanit.

Sipas raportimeve të qytetarëve të Shqipërisë në këtë Qendër sizmike tërmeti është ndier në disa qytete tjera.

Related posts

Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Jemenit, raportohet për dhjetëra të vdekur

admin

Të paktën 70 të vdekur dhe 131.000 të zhvendosur nga përmbytjet në Kenia

RTI

Përfshihet nga flakët gjykata në Kosovë, dyshohet se tre persona…

admin