RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

termet-vdekjeprures-ne-afganistan

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.

Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.

Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.

“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.

Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime. /rel

Related posts

Gjashtë zjarre në 24 orët e fundit në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

admin

Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet e pranojnë deklaratën e përbashkët

admin

Detaje të reja të planit evropian, çka parasheh udhërrefyesi i zbatimit?

admin