RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmeti vdekjeprurës në Marok, drejtori i EMSC-së: Pasgoditjet mund të zgjasin me ditë ose javë

termeti-vdekjeprures-ne-marok,-drejtori-i-emsc-se:-pasgoditjet-mund-te-zgjasin-me-dite-ose-jave

Drejtori i Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, Rémy Bossu thotë se ajo që shkaktoi tërmetin është përplasja midis pllakave tektonike që mbajnë kontinentet evropiane dhe afrikane. Duke folur në një intervistë për BBC, ai tha se mund të ketë pasgoditje që mund të zgjasin edhe me javë.

“Pllaka afrikane po lëviz në përplasje me pllakën euroaziatike me një shpejtësi prej 2 mm në një vit. Ne vëzhguam 20 pasgoditje që u ndjenë, ka shumë të tjera që nuk janë ndjerë. Do të ketë të tjera, mund të zgjasin me ditë ose javë.”, tha ai duke paralajmëruar për ndërtesat që tashmë kanë marrë dëme.

“Sidomos në male, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ndërtesat mund të jenë dobësuar nga goditjet e mëparshme. Pra, nëse ka ndonjë dyshim, njerëzit nuk duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.”, u shpreh ai. /abcnews

Related posts

Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

rezart morina

Rusi – Vdes presidenti i kompanisë së naftës “Lukoil”, Maganov

admin

Politika e re SHBA për mbrojtjen e emigrantëve/ Presidenti Biden: Status të ligjshëm për ata që martohen me shtetas amerikanë! Ja kush përfiton

admin