RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

gjermania-me-ndihme-te-re-per-ukrainen-ne-vlere-prej-1-miliard-eurosh

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.

Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.

Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej. /rel

Related posts

Lufta në Gaza/ VOA: Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike

admin

Shkencëtarët zbulojnë një galaktikë të re gjigante

admin

Vapa ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

Irfan Jahiu