RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava: I sfidoj të gjithë, ma sillni një emër të një imami rus që ka shërbyer në Kosovë

ternava:-i-sfidoj-te-gjithe,-ma-sillni-nje-emer-te-nje-imami-rus-qe-ka-sherbyer-ne-kosove

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava i ka quajtur të tmerrshme dhe trillim deklaratën e historianit Frashër Demaj, se ka pasur hoxhallarë shqiptarë që janë paguar nga Rusia, për t’i nxitur banorët të largohen nga shkollat dhe të shkojnë në xhami.

Ai ka thënë se sfidon jo vetëm Demajn por të gjithë historianët të sjellin vetëm një emër dhe nëse e bëjnë këtë do të kërkojë falje.

“Është një e pavertetë shkencore. Unë po i thamë jo vetëm ati, por të gjithë historianëve tanë, vetëm një emër na e sillni që ndonjëherë paska qenë një imam rus në Kosovë, këto janë gënjeshtra.. Me të vërtetë kjo është jashtë logjikës, ma sillni një emër po ju sfidoj, jo vetëm ai që ka thënë por të gjithë dhe unë do t’i kërkojë ndjesë nëse ai ma sjellë një emër, por jo me trilluar emër”, ka thënë Tërnava në emisionin special kushtuar muajit të Ramazanit “Fanari” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Bashkësia Islame posedon listën e të gjithë hoxhallarëve që kanë shërbyer edhe para 100 vjetëve.

Ndërsa, shtoi se deklarimet e pa baza që sipas tij shpesh bëhen kundër Bashkësisë Islame dhe hoxhallarëve “unë dhe kolegët e mi nuk mërzitemi hiç, sepse e dimë kush jemi dhe bijat e kujt jemi”, tha Tërnava.

Related posts

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga godtija e pikave të synuara

admin

Përfundon stërvitja ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA, Pheniani rinis testimet raketore dhe rrit tensionet me rivalët

admin

Reshjet e shiut sjellin mjerim të ri për banorët e Ga’zës të zhvendosur nga su’lmet iz’raelite

admin