Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i agresionit izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 74,022, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 175,980.
Burime mjekësore njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës kanë pranuar trupat e katër personave të vrarë dhe 19 të plagosur si pasojë e agresionit izraelit.
Sipas burimeve, që nga fillimi i armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1,421 persona dhe janë plagosur 4,983 të tjerë. Ndërkohë, janë nxjerrë nga rrënojat trupat e 834 personave të vrarë.
Forcat izraelite të okupimit vazhdojnë agresionin në Rripin e Gazës, ndërsa palestinezët përballen me vrasje dhe plagosje të vazhdueshme dhe me përkeqësimin e situatës humanitare. /mesazhi

