Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku edhe është betonuar një pjesë e pllakës së kësaj xhamie.
Ai u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve në ndërtimin e kësaj xhamie.
Gjatë kësaj vizite, bashkë me Myftiun Tërnava ishte edhe atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Bunjamin Albayrak.