RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Turqia me kundërmasa nëse qytetarët vazhdojnë të presin për viza për Evropë dhe SHBA

cavusoglu:-turqia-me-kundermasa-nese-qytetaret-vazhdojne-te-presin-per-viza-per-evrope-dhe-shba

Ankaraja do të kundërpërgjigjet nëse qytetarët turq vazhdojnë të përballen me vështirësi në marrjen e vizave për Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në televizionin Haber Global në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu tha se qytetarët turq kanë muaj që presin për të marrë një termin për vizë nga SHBA dhe disa vende evropiane.

“Kjo ka qenë e planifikuar dhe e qëllimshme”, tha shefi i diplomacisë turke.

Duke theksuar se justifikimet si COVID-19 dhe të tjera “nuk janë realiste”, Çavuşoğlu shtoi se ambasadorët e këtyre vendeve në fillim të shtatorit do të paralajmërohen në mënyrën e duhur.

“Nëse nuk do të ketë përmirësim, atëherë do të marrim kundërmasa”, paralajmëroi Çavuşoğlu.

Shumë qytetarë të Turqisë përballen me probleme gjatë marrjes së vizave, si shtimi i kontrollit të aplikimeve për viza dhe pritje disa muaj për afatet.

Related posts

Izraelitët fanatikë sulmuan gazetaren arabe të “France 24” me sloganin “Vdekje arabëve”

admin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Fushata kundër Iranit është vetëm fillimi

admin

Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

Muhamet Ramadani