RTV AHIRETI
Shëndetësi

Tërshëra për darkë, një gabim apo ide e mirë për dobësim?

tershera-per-darke,-nje-gabim-apo-ide-e-mire-per-dobesim?

Tërshëra është e pasur me fibra dhe proteina, ndihmon tretjen dhe mund të jetë një zgjedhje e lehtë dhe e shëndetshme për mbrëmje, veçanërisht për ata që duan të kontrollojnë peshën. Tërshëra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më ushqyese. Zakonisht lidhet me mëngjesin dhe me dietat për dobësim, por lind pyetja nëse tërshëra është zgjedhje e mirë edhe për darkë.

Tërshëra vjen nga drithi Avena sativa dhe është e pasur me fibra, veçanërisht me beta-glukan, që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL), stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson tretjen. Për këtë arsye nutricionistët e rekomandojnë shpesh si një nga zgjedhjet më të mira për mëngjes.

Sipas ekspertëve tërshëra është e pasur me fibra të tretshme që ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në mbështetjen e shëndetit të zemrës. Qullja e tërshërës, e përgatitur me ujë ose qumësht, jep ndjenjë të gjatë ngopjeje sepse fibrat thithin ujë dhe treten më ngadalë. Kjo ndihmon në shmangien e urisë mes vakteve dhe në ruajtjen e energjisë gjatë ditës.

A është tërshëra e mirë për darkë

Përgjigjja e shkurtër është: po. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra mund të jetë një darkë e lehtë dhe e shëndetshme. Ajo ndihmon në tretje, zvogëlon urinë e mbrëmjes dhe nuk rëndon stomakun para gjumit. Ekspertët theksojnë se tërshëra mund të konsumohet në çdo kohë të ditës. Madje ajo nxit prodhimin e serotoninës, hormon që ndikon në humorin dhe gjumin më të qetë. Kujdes duhet vetëm për personat me intolerancë ndaj glutenit, sepse gjatë përpunimit industrial mund të ndodhë kontaminim me grurë.

Si të konsumoni tërshërën për darkë

Qullja e tërshërës nuk është mënyra e vetme për ta konsumuar. Ajo mund të shtohet edhe në sallata me perime dhe vezë, duke krijuar një vakt të pasur me proteina dhe shumë të ngopshëm. Gjithashtu mund të shërbejë si alternativë e shëndetshme ndaj orizit ose makaronave, duke u kombinuar me perime apo mish të gatuar ngadalë. Për vlera ushqyese edhe më të larta mund të shtoni fara chia. Falë fibrave, proteinave dhe përmbajtjes së ulët të yndyrës, tërshëra është zgjedhje e mirë edhe për darkë, veçanërisht për ata që duan një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm para gjumit.

Related posts

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin

Studimi: Një gotë e madhe qumësht në ditë mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë

RTI

Konsumoni spinaq, ja efektet shëndetësore të tij

admin