RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier për zgjedhjet e Serbisë: Kosova i përcakton vet kushtet për votimet e shteteve tjera brenda territorit të saj

hovenier-per-zgjedhjet-e-serbise:-kosova-i-percakton-vet-kushtet-per-votimet-e-shteteve-tjera-brenda-territorit-te-saj

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Megjithatë ai për Klan Kosovën u shpreh se, ndonëse kjo çështje është ngritur për herë të parë në 2022, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë vet t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj.

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”.

”SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike”.

”Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.

Related posts

“Përgjegjësit do të ndëshkohen”- Sulmi terrorist me mbi 115 viktima në Moskë, presidenti Putin: Autorët janë arrestuar! 24 marsi, ditë zie

admin

Armiqësia dhe dhuna ndaj politikanëve, si mund të mbrohen?!

admin

Kryeministrja italiane përsërit vendosmërinë për të luajtur “rol udhëheqës” në stabilizimin dhe rindërtimin e Gazës

admin