Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës tregoi se në vitin që lamë pas kanë thyer rekordin e udhëtarëve.
Aeroporti në një njoftim në Facebook, tha se për përgjatë vitit 2022, aeroporti ka procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti.
Duke krahasur me atë paraprak, viti 2022, ka 37,31 për qind më shumë udhëtarë, duke shënuar rritje 21,28 për qind.
Në fund të njoftimit përmenden dhe 5 destinacionet më të frekunetuara nga kosovarët që udhëtojnë më shumë siç janë: Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar
“Përgjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti. Në 2022, numri i udhëtarëve ka arritur në 2,994.560 apo 37,31 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak, nderkaq numri i përgjithshëm i fluturimeve të administruara në ANP ka arritur në 21,842 duke shënuar rritje prej 21,28 për qind, nga viti në vit. Top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.Vendet tjera në listë përfshijnë Suedinë, Italinë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Finlandën”, thuhet ne komunikatë.