RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tjetër tragjedi shqiptare në Greqi: si u shua 16-vjeçari Asllan Gjana pasi një incidenti në lojë futbolli

tjeter-tragjedi-shqiptare-ne-greqi:-si-u-shua-16-vjecari-asllan-gjana-pasi-nje-incidenti-ne-loje-futbolli

Nga lufta për topin në luftën për jetën, por nuk ia doli dot

Asllan Gjana, 16 vjeç, i cili u plagos rëndë të dielën e kaluar në stadiumin Panagia në Thassos, ndërroi jetë këtë të martë në mëngjes.

Futbollisti i ri u shtrua në spital në Kavala, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, por nuk mundi të mbijetonte, sipas kavalapost.gr.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga APS Byronas Kavala, për të cilin luante 16-vjeçari,: “Me dhimbje të padurueshme dhe trishtim të papërshkrueshëm, familja sportive e Byronas Kavala i jep lamtumirën njërit prej fëmijëve të saj, futbollistit Asllan Gjana, Anit tonë…”, tha klubi në deklaratën e tij.

Incidenti ndodhi të dielën e kaluar në minutën e 2-të të ndeshjes, kur 16-vjeçari, në një luftë për topin, doli nga fusha dhe goditi pjesën e pasme të kokës në murin e tribunës.

Ai humbi menjëherë ndjenjat, duke shkaktuar tronditje te shokët e ekipit, kundërshtarët dhe tifozët. Ndeshja u ndërpre dhe futbollistit të ri iu dha ndihma e parë nga mjeku i ndeshjes. Në të njëjtën kohë u vendos që ai të transportohej menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalla-s.

Djali 16-vjeçar iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe, për shkak të kritikalitetit të gjendjes së tij, u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Por nuk ia doli dhe vdiq të martën në mëngjes.

Kjo është e dyta tragjedi shqiptare në pak ditë Greqi, pas asaj në Athinë ku nga shembja e një godine si pasojë e rrjedhjes së gazit humbi jetën një cift shqiptarësh. /tesheshi

Related posts

Shefi i inteligjencës turke dhe delegacioni i Hamasit diskutojnë armëpushimin në Gaza

RTI

E rëndë në Greqi/ Prindërit hedhin në koshin e plehrave foshnjën e porsalindur, ja për cfarë po heton policia

admin

Pakti i Migrimit, çfarë sjell politika e re e BE-së? Analiza e DW: Synon ashpërsimin e procedurave të azilit dhe të mbyllin kufijtë! Ja si do të funksionojë

admin