RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

komandanti-i-fsk-se-priti-ne-takim-udheheqesit-e-forcave-speciale-te-shqiperise-dhe-kroacise

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.

Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale.

Në këtë kuadër, temë e diskutimit ishte edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse. Gjeneral Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta në funksion të zhvillimit profesional dhe rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Related posts

Ç’ndodhi me “paqebërësin” Trump”?!

admin

VIDEO/ Protestuesit në Kenia i vënë flakët Parlamentit pas miratimit të ligjit për taksat e reja! Qëllohen për vdekje disa demonstrues

admin

Netanyahu takon liderët e Greqisë dhe Qipros në Jerusalem

Muhamet Ramadani