RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tokayev rizgjedhet president i Kazakistanit

tokayev-rizgjedhet-president-i-kazakistanit

Kassym-Jomart Tokayev është rizgjedhur president i Kazakistanit, shtetit më të madh të Azisë Qendrore.

69-vjeçari, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, mori 81.31 për qind të votave.

Rezultati ishte i pritshëm, pasi pesë kundërshtarët e Tokayevit ishin pak të njohur për publikun. Asnjëri prej tyre nuk shënoi mbështetje dyshifrore në votim, ndërsa 5.8 për qind e votuesve votuan kundër të gjithë kandidatëve.

Komisioni zgjedhor tha se në zgjedhjet e së dieles kanë marrë pjesë rreth 70 për qind e qytetarëve, prej 12 milionë votuesve me të drejtë vote.

“Njerëzit kanë shprehur qartë besimin e tyre tek unë dhe ne duhet ta arsyetojmë atë”, tha Tokayev pas shpalljes së rezultateve.

Kazakistani u zhyt në kaos gjatë protestave në janar të këtij viti, prej të cilave mbetën të vdekur 238 persona.

Tokayev, i cili drejtonte vendin edhe në atë kohë, shtypi me dhunë këto protesta.

Ai e kishte përshkruar dhunën vdekjeprurëse të janarit si tentim për puç.

Protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të naftës, ishin shndërruar në trazirat më të këqija që ka parë ky shtet në 30 vjet të pavarësisë.

Related posts

Studentët kubanë mbajnë tubim pro Palestinës në Havana

admin

Netanyahu premton “përgjigje të shpejtë” ndaj sulmit në Jerusalem

admin

Përfaqësuesi i Lartë i BE: Këto janë shtetet e Bashkimit Evropian që do të njohin shtetin palestinez këtë muaj

admin