RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trajkoviq: Vuçiq i tërhoqi serbët nga institucionet e Kosovës për interesa të mafias

trajkoviq:-vuciq-i-terhoqi-serbet-nga-institucionet-e-kosoves-per-interesa-te-mafias

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e përdori mafien për të integruar me forcë serbët nga veriu i Kosovës në institucionet e Prishtinës.

Sipas saj, Vuçiq nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.

Kur është fjala për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Trajkoviq në një intervistë për “Nova.rs” thekson se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë.

Duke folur për situatën në Kosovë, ajo ka thënë se pozita e serbëve është e rrezikuar pasi, siç thotë ajo, me marrëveshjen e Brukselit presidenti serb Aleksandar Vuçiq është “integruar me mafian”.

“Dhe atë mafi e udhëhiqte Milan Radoiçiq. Ajo mafi përdori metoda të ndryshme detyrimi për t’i bërë serbët të pranonin të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës. Ata i detyruan serbët të bëhen gjyqtarë që betohen para Thaçit, të kenë një forcë policore plotësisht besnike ndaj Prishtinës dhe të nënshkruajnë obligimin e besnikërisë ndaj Republikës së Kosovës në pushtetet lokale”, thotë Trajkoviq.

Ajo thekson se serbëve u është bërë dëm i madh nga kjo sjellje.

“Kur mafia përpiqet të integrojë serbët, përfundon ashtu siç përfundoi. Në një ditë, kur mafia e ndjeu se nuk mund të fitonte më përmes këtyre institucioneve dhe me një mënyrë të tillë funksionimi, atëherë i tërhoqi. Vuçiq nuk i tërhoqi [serbët] për shkak të interesave serbe, por sepse filloi kontrolli më i madh mbi atë që po bënin. Në veri kanë bërë disa ‘Jovaniqa’ si ato të Koluvisë, kështu që kjo u mbyll. Aty ka pasur punë me kriptovalutat… Në fakt aty nuk ka pasur asgjë të shëndetshme, nëse flasim për zhvillimin dhe përmirësimin e pozitës së serbëve”, thekson Trajkoviq, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se dëshiron të paralajmërojë opinionin se presidenti i Serbisë, duke e sulmuar atë, po përpiqet, siç thotë ajo, sërish t’i ofrojë Milan Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij si njerëz që do të disiplinojnë serbët në veri të Kosovës dhe do të punojnë në zbatimi i propozimit franko-gjerman.

“Ai tani po e ofron atë [Radoiçiqin] për ta shfajësuar nga gjithçka për çka është akuzuar dhe dyshuar para gjykatave të Kosovës dhe për të cilat ngarkon administrata amerikane. Nëpërmjet Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, Vuçiq në thelb e shfajëson Ana Brnabiqin, sepse ajo është zyrtarisht punëdhënësja e tyre kryesore. Ata janë bërë milionerë dhe është ajo [Brnabiq] që financon projektet e tyre më fitimprurëse në Serbi dhe falë këtij pozicioni, të dy mund të bëjnë çfarë të duan. Duke shfajësuar Ana Brnabiqin, Vuçiq në të njëjtën kohë fuqizon veten e tij – ai është një sistem i lidhur”.

“Në rrethana të tilla, ata më perceptojnë si një njeri që paralajmëron se mafia nuk duhet të punojë më në procese integruese, sepse nuk është e shëndetshme për popullin tim. Kudo që punonte mafia, ku punonin ato formacione paraushtarake, aty u zhdukën serbët. Kur brigadat e Sheshelit dhe kapiten Draganit i mbrojtën serbët në Krajinë, kjo përfundoi me fatalitet për popullin tonë. Prandaj mendoj se është e nevojshme të punohet me forca të shëndosha dhe normale të serbëve, të cilët do ta zgjidhin thelbin e problemit dhe do të merren me mbijetesën e popullit serb në atë zonë. Besoj se kemi ende kohë, kur bëhet fjalë për organizimin e jetës dhe asaj që është e ardhmja jonë”, shpjegon Trajkoviq.

Siguria është më e rëndësishmja – më pas gjithçka tjetër

Duke folur për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Trajkoviq tha se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

“Është e domosdoshme varrosja e llogoreve që janë hapur, të cilat kur i shikon asociojnë nëe konflikt. Kjo duhet bërë së pari. Duhet gjetur një modalitet me bashkësinë ndërkombëtare dhe sigurisht edhe me serbët nga veriu i Kosovës, në mënyrë që njerëz të besuar të vijnë dhe të bëhet ‘triazhi’ i duhur. Ne kishim, dhe Ivica Daçiq mburrej për këtë, se kishte një komandant policie në veri, i cili u arratis dhe pastaj Serbia u bë ‘shtëpia e tij e sigurt’. Mendoj në zotin Bojiq (Zheljko Bojiq) I cili gjendet në listën e zezë të SHBA-ve për krim të organizuar dhe dyshimet për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha Trajkoviq.

Ajo iu referua edhe kushteve që ka parashtruar kryeministri Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se po përpiqet të kalojë “një realitet” kur përmend të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Related posts

Erërat arrijnë shpejtësinë prej 155 km/h në Poloni, pesë të vdekur nga rrëzimi i pemëve

admin

Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve

admin

Siguria në Kosovë, temë e komandantit të KFOR-it me ambasadorë

admin