RTV AHIRETI
Shëndetësi

Trajtimet më të mira natyrale kundër pickimit nga bletët

trajtimet-me-te-mira-natyrale-kunder-pickimit-nga-bletet

Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës.

Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë.

Disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta:

Shkaqet e reagimit alergjik ndaj pickimit të bletës

Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar.

Thumbi i bletës mund të ngelet i bllokuar në lëkurë duke shkaktuar dhembje dhe enjtje.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org helmi nga ana tjetër mund të shkaktojë një reagim të ashpër të imunitetit, sidomos në herën e parë të thumbimit.

Nëse dikush është alergjik nga natyra, pickimi i bletës e nxit imunitetin të prodhojë antitrupa që zakonisht kanë synimin të mbrojnë trupin nga substancat e rrezikshme.

Por si kundërpërgjigje e pickimit të bletës këto antitrupa nxisin një reagim të papërshtatshëm si enjtja ose problemet me frymëmarrjen.

Simptomat alergjike të pickimit të bletës

Simptomat alergjike të pickimit të bletës janë të gjitha në varësi të individit.

Nëse ai ose ajo është alergjik/e nga natyra, atëherë simptomat mund të jenë më të ashpra.

Shumica e simptomave nuk kanë nevojë për këshillim mjekësor dhe janë kryesisht të kufizuara në zonën e thumbuar.

Simptomat më të zakonshme janë :

Nëse reagimi alergjik është i një niveli të mesëm, atëherë enjtja zhduket brenda një periudhe prej 24-48 orësh.

Nëse reagimi është ekstrem atëherë mund të përjetoni enjtje të gjuhës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, rrahje të shpejta zemre dhe acarim të lëkurës.

Pas pickimit të bletës hiqni thumbin e saj duke përdorur një pickatore.

Heqja e thumbit kufizon sasinë e helmit të lëshuar në gjak.

Nëse reagimi alergjik është i ashpër atëherë duhet të drejtoheni menjëherë në qendrën mjekësore më të afërt.

Në lidhje me parandalimin, secili prej nesh duhet të sigurohet që të jetë i mbuluar nga krahët dhe këmbët, të shmangë rroba shumëngjyrëshe ose me lule që tërheqin bletët dhe të shmangë parfumet e rënda.

Metodat Natyrale Kundër Pickimit nga Bletët

Për të trajtuar pickimin nga bleta mund të përdorni pak mjaltë.
Aplikoni pak mjaltë në zonën ku është pickuar lidheni me një fasho dhe mbajeni për një orë. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Një masë e përgatitur me ujë dhe sodë buke do të ndihmojë menjëherë në parandalimin e enjtes së zonës së pickuar, dhimbjet dhe skuqjen e lëkurës.

Uthulla e mollës ndihmon në neutralizimin e thumbit të bletës. Lagni pak pambuk me uthull mollë dhe mbajeni për 15 minuta.

Aplikoni pak pastë dhëmbësh në zonën e lëkurës ku ka pickuar bleta. Mbajeni përreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Related posts

​Si ta dalloni mjaltin e vërtetë nga ai i rremë?

admin

Simptoma të heshtura të kancerit që shfaqen në thonj: Nëse i vëreni këto ndryshime, shkoni menjëherë te mjeku

rezart morina

Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë

admin