RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trazira në Paris pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar që refuzoi të ndalonte

trazira-ne-paris-pasi-policia-qelloi-per-vdekje-nje-17-vjecar-qe-refuzoi-te-ndalonte

Protestat dhe trazirat shpërthyen në rajonin e Parisit gjatë natës pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një veture, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Vetura më pas përplaset me një shenjë “stop”.

Adoleshenti, i quajtur Naël M, ka vdekur si pasojë e plagëve nga plumbi në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës.

Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Naël M është personi i dytë këtë vit në Francë që vritet nga të shtënat e policisë gjatë ndalimit në trafik. Vitin e kaluar, një rekord prej 13 personash vdiqën në këtë mënyrë.

Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht ka thënë se adoleshenti e drejtoi veturën drejt tyre me qëllim që t’i lëndonte.

Por pamjet e postuara në internet dhe të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP tregojnë një histori tjetër.

Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti. Të paktën 24 persona u arrestuan pas trazirave.

Disa incidente trazirash u regjistruan gjithashtu në qytetet Asnieres, Colombes, Suresnes, Aubervilliers, Clichy-sous-Bois dhe Mantes-la-Jolie. /koha

Related posts

Ministri izrael Ben-Gvir paralajmëron për “katastrofë” mes marrëveshjes së afërt të pengjeve me Hamasin

admin

Organizata humanitare alarmon për rritjen e varfërisë në Francë

admin

Shifrat e fundit të viktimave në Palestinë

admin6