RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trazira në Selanik për përvjetorin e protestave të vitit 1973

trazira-ne-selanik-per-pervjetorin-e-protestave-te-vitit-1973

Qindra protestues janë përplasur me policinë në marshin drejt Konsullatës amerikane në Selanik të Greqisë. Marshi ka nisur për të shënuar përvjetorin e protestës studentore të vitit 1973, e cila ishte shtypur nga diktatura ushtarake e Greqisë.

Një grup i vogël i protestuesve ka sulmuar policinë me gurë dhe koktej molotovi. Autoritetet greke kanë reaguar me gaz lotsjellës. Përvjetori i protestës shënohet çdo vit me marshe që nisin nga Universiteti Politeknik i Athinës drejt Ambasadës Amerikane, këto marshe shpesh janë kthyer në protesta të dhunshme. Mijëra njerëz kanë marshuar paqësisht edhe në Athinë. Ata kanë marshuar në prezencë të madhe policore.

Në vitin 1973, regjimi ushtarak angazhoi policinë dhe ushtrinë për të shtypur protestat pro-demokracisë që kishin nisur në Universitetin Politeknik të Athinës. Policia kishte hapur zjarr ndaj protestuesve.

Së paku 20 persona besohet se janë vrarë, ani pse numri i saktë i nëntorit të vitit 1973 kurrë nuk është përcaktuar. Pas protestës ishte organizuar puçi brenda juntës, duke sjellë në pushtet oficerë edhe më të ashpër. Greqia ktheu demokracinë në vitin 1974 pas rënies së diktaturës.

Related posts

I mori jetën një personi dhe çoi në spital 5 të tjerë/ Aksidenti i 5-fishtë në Prishtinë, dyshohet se shkak ka qenë një polic, arrestohet

admin

Escobar e Lajçak: Jemi të shqetësuar me situatën në veri të Kosovës – mund të shndërrohet në konflikt rajonal

admin

Fundoset varka me emigrantë, 35 persona të vdekur

Muhamet Ramadani