RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre palestinezë, mes tyre dy fëmijë, vriten nga zjarri izraelit në lindje të Gazës

tre-palestineze,-mes-tyre-dy-femije,-vriten-nga-zjarri-izraelit-ne-lindje-te-gazes

Tre persona, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë të premten në mbrëmje nga zjarri i forcave izraelite në lindje të qytetit të Gazës.

Sipas raportimeve nga terreni, forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një grupi qytetarësh pranë rrugës Mushtaha, në lagjen Shujaiya, në lindje të qytetit të Gazës.

Si pasojë e të shtënave, tre persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë.

Ngjarja është një tjetër incident në vazhdën e përshkallëzimit të dhunës në Rripin e Gazës. /mesazhi

Related posts

Gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995, Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB

admin

Pas vrasjeve nëpër lokale, aktivizohet Policia – kontrolle të ashpra në vende ku ka kafiteri

Muhamet Ramadani

New York i kthen Italisë antikitetet e grabitura

admin