RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi

tre-policet-e-rrembyer-dalin-sot-para-gjykates-ne-serbi

Sot, në orën 09:30 do të nisë seanca për tre policët kosovarë, të cilët u kidnapuan nga forcat speciale të Serbisë brenda territorit të Kosovës, më 14 qershor.

Kështu ka bërë të ditur sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se janë nisur për në Kralevë, aty ku sot do të dalin para gjykatës të tre policët.

Ai ka thënë se çdo sekondë e humbur deri në kthimin e policëve në Kosovë, konstituon, sipas tij, me një sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, shkruan Haxholli në Facebook.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë në paraburgim tash e 10 ditë.

Related posts

Boshnjakët në Serbi duan të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd

Muhamet Ramadani

Ukraina bën bilancin: Mbi 500.000 trupa ruse u vranë dhe plagosën që kur nisi lufta

admin

Pakistan, të paktën 52 të vdekur nga shpërthimi në Balochistan

Muhamet Ramadani