RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre të arrestuar në aksionin për fajde në Prizren

tre-te-arrestuar-ne-aksionin-per-fajde-ne-prizren

Tre persona A.Th., I.Th., dhe J.Th janë arrestuar në Prizren në një aksion ndaj të dyshuarve për fajde që ka zhvilluar Prokuroria dhe Policia.

Sipas komunikatës së policisë në këtë aksion janë sekuestruar dhe dëshmi që do të përdoren në procedurat gjyqësore.

“Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, Prokuroria ka thënë se dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet nga Prokuroria.

Të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.

Related posts

OKB: 7,6 milionë njerëz në Zimbabve rrezikojnë të përballen me uri akute

RTI

Norvegjia: Nuk ka më vend të sigurt në Gaza, kjo luftë duhet të ndalet

Muhamet Ramadani

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit paralajmëron: Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte përgatitje për një sulm edhe më serioz

admin