RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre vende europiane që nuk do e transmetojnë Eurosong-un

tre-vende-europiane-qe-nuk-do-e-transmetojne-eurosong-un

Ishuj dinjiteti në BE që nuk pranojnë një event muzikor me gjenocidalë

Transmetuesit publikë të Spanjës, Irlandës dhe Sllovenisë kanë njoftuar se nuk do ta transmetojnë edicionin e 70-të të Konkursit të Këngës në Eurovision këtë javë, pasi po e bojkotojnë këtë spektakël muzikor për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Transmetuesi publik slloven RTV ka njoftuar se në vend të finales së Eurovision të shtunën, do të transmetojë një program kushtuar palestinezëve.

“Në vend të cirkut të Eurovision, programi televiziv publik do të dominohet nga seriali tematik ‘Zërat e Palestinës’”, tha RTV Slovenia në një deklaratë të dielën.

Irlanda është një nga fitueset rekord të Eurosong-ut, plot shtatë herë, por të shtunën, RTE irlandeze do të transmetojë një episod special të serialit të njohur komik “Father Ted” kushtuar këtij eventi.

Ndërsa RTVE e Spanjës ka përgatitur specialen e vet muzikore të quajtur “Shtëpia e Muzikës”.

Transmetuesit publikë në Holandë dhe Islandë do të vazhdojnë të transmetojnë konkursin, edhe pse vendet e tyre nuk marrin pjesë këtë vit. /tesheshi

Related posts

Një qytet në Korenë e Jugut u ofron para çifteve që pranojnë të lidhen dhe martohen bashkë

Muhamet Ramadani

GJNP-ja hedh poshtë sanksionet e reja të SHBA-së, i quan “sulm flagrant” ndaj pavarësisë gjyqësore

Hevzi

Zv.kryeministri britanik: Starmer nuk do të japë dorëheqjen, i përkushtuar ndaj detyrave dhe përballimit të sfidave

admin