RTV AHIRETI
Shëndetësi

Tri ushqime të papritura që mund të çojnë në sëmundje të zemrës

tri-ushqime-te-papritura-qe-mund-te-cojne-ne-semundje-te-zemres

Disa ushqime, edhe pse të shëndetshme, nëse konsumohen në sasi të mëdha dhe shumë shpesh, mund të çojnë në rritje të kolesterolit dhe në periudhë më afatgjate në sëmundje të zemrës. Mes tyre bie në sy qumështi me yndyrë të plotë, frutat arrore dhe vaji i kokosit.

Dieta është një nga faktorët më të rëndësishëm për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Tashmë e dini se ushqimi që hani luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës , veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e kolesterolit. Përveç shtimit të ushqimeve të pasura me antioksidantë në dietën tuaj, është gjithashtu thelbësore ta kufizoni marrjen e përbërësve të dëmshëm që mund të shkaktojnë rritjen e kolesterolit me kalimin e kohës.

Derisa ka shumë fajtorë të zakonshëm që shumica e njerëzve dinë t’i shmangin, të tilla si ushqimet e skuqura dhe ushqimet e shpejta, ka edhe disa që mund të mos jeni të vetëdijshëm se paraqesin rrezik – transmeton She Finds.

Kokosi dhe vaji i kokosit

Ndoshta keni dëgjuar pak për përfitimet e vajit të kokosit, nëse e aplikoni atë në flokët tuaj për shkëlqim dhe butësi shtesë ose nëse e shtoni në vaktet tuaja për të djegur pak yndyrë. Megjithatë, nëse nuk jeni të kujdesshëm, konsumimi i tepërt mund të çojë në një rritje të kolesterolit.

Kokosi dhe vaji i kokosit përmbajnë sasi shumë të mëdha të yndyrës së ngopur. Yndyrat e ngopura shoqërohen me një rritje të niveleve të LDL ose kolesterolit të keq. Kur rritet LDL, rritet edhe rreziku për problemet e zemrës dhe sëmundje tjera kardiovaskulare.

Përderisa këto ushqime janë përgjithësisht të mira kur konsumohen me moderim, kufizimi i marrjes së tyre është një hap i rëndësishëm për t’u marrë.

Frutat arrore

Frutat arrore shpesh konsiderohen ndër ushqimet më të shëndetshme dhe kur hahen me moderim, ato mund të jenë të shkëlqyera edhe për zemrën tuaj. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse i hani ato shumë shpesh.

Related posts

Si ndikon regjimi ushqimor në rënien e flokëve?

admin

Një i vdekur e 303 raste të reja me koronavirus të shtunën

admin

​Pse gjunjët dhe kyçet dhembin kur bie shi

admin