RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kritikon ashpër Papën pas deklaratave kundër luftës

trump-kritikon-ashper-papen-pas-deklaratave-kunder-luftes

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Papën Leo XIV pas deklaratave të këtij të fundit kundër luftës.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e cilësoi Papën si “të dobët në politikën e jashtme” dhe e akuzoi se po “i përshtatet së majtës radikale”.

Kritikat vijnë pasi Papa Leo XIV, gjatë një shërbese fetare, bëri thirrje për përfundimin e luftës dhe kritikoi atë që e quajti “iluzion i fuqisë së pakufishme” që, sipas tij, po e nxit konfliktin. Edhe pse nuk përmendi emra, deklaratat u interpretuan si të drejtuara ndaj zyrtarëve amerikanë, përfshirë Trumpin.

Trump reagoi duke thënë se nuk dëshiron një Papë që “mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore” dhe i bëri thirrje atij të “përqendrohet në rolin fetar, jo në politikë”.

Ai gjithashtu pretendoi se zgjedhja e Papës Leo XIV, i cili është Papa i parë i lindur në SHBA, lidhet me presidencën e tij, duke shtuar se “nëse nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk do të ishte në Vatikan”.

Nuk ka ende reagim zyrtar nga Vatikani lidhur me këto deklarata. /mesazhi

Related posts

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

RTI

27 vjet nga Beteja e Koshares/ Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

admin

Finlanda në rrezik veprimi fiskal të BE-së për shkak të problemeve strukturore

RTI