RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Kushdo që do të udhëheqë Iranin përfundon i vdekur

trump:-kushdo-qe-do-te-udheheqe-iranin-perfundon-i-vdekur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja dhe Izraeli do të vazhdojnë luftën kundër Iran, duke pretenduar se udhëheqja në Teheran është në kaos të plotë.

Duke folur për mediat, Trump tha se SHBA-ja ndodhet “në një pozitë shumë të fortë”, ndërsa udhëheqja iraniane, sipas tij, po dobësohet me shpejtësi.

“Jemi në një pozitë shumë të fortë tani dhe udhëheqja e tyre po zhduket me shpejtësi. Të gjithë ata që duket se duan të bëhen liderë, përfundojnë të vdekur”, u shpreh Trump.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por theksoi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto deklarata. /mesazhi

Related posts

Biden takohet me përfaqësuesin e Papës në Shtëpinë e Bardhë

Muhamet Ramadani

“I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë”- Gazetari italian i “Report” që bëri emisionin investigativ për Engjëll Agaçin rrëfen ngjarjen e pazakontë

admin

Pas përfundimit të kimioterapisë, princesha Kate Middleton u rikthehet detyrave mbretërore

admin