RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump mbron bllokadën detare ndaj Venezuelës, përmend pretendimet për energji dhe naftë

trump-mbron-bllokaden-detare-ndaj-venezueles,-permend-pretendimet-per-energji-dhe-nafte

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur bllokadën detare të administratës së tij ndaj Venezuelës, duke argumentuar se kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur interesat amerikane dhe për të parandaluar aktivitetet e paautorizuara në rajon, transmeton Anadolu.

“Ne nuk do t’i lejojmë ata që të kalojnë aty ku nuk duhet të kalojnë. Na morën të gjitha të drejtat tona për energji, na morën gjithë naftën që kishim jo shumë kohë më parë. E morën në mënyrë të paligjshme”, u tha Trump gazetarëve.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi ai njoftoi një “bllokadë totale dhe të plotë” ndaj të gjitha tankerëve të naftës të sanksionuar që hyjnë ose dalin nga Venezuela, duke etiketuar qeverinë e Nicolas Maduros si “organizatë terroriste e huaj”.

Trump e paraqiti veprimin si përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si marrje të paligjshme të aseteve amerikane të energjisë, duke përsëritur ankesat e hershme për sektorin e naftës në Venezuelë.

“Marrja e tokës, të drejtat për naftë, çfarëdo që kishim. Na e morën sepse kemi pasur një president që ndoshta nuk po e kontrollonte. Por ata nuk do ta bëjnë më këtë. Duam ta marrim përsëri. Na morën të drejtat tona për naftë. Kishim shumë naftë atje. Siç e dini, ata i hodhën kompanitë tona jashtë, dhe duam ta marrim përsëri,” tha ai.

Related posts

Komisioni i ri Evropian, Von der Leyen u kërkon vendeve propozimet për komisionerë! Kush pritet të jenë emrat e rinj dhe të vjetër krah saj

admin

Vuçiq: Vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak 75-ditor brenda një ose dy muajsh

Muhamet Ramadani

Sot përfundon Panairi i Librit 2024

admin