RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Miliona fuçi naftë po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit

trump:-miliona-fuci-nafte-po-kalojne-permes-ngushtices-se-hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se miliona fuçi naftë po vazhdojnë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht tensioneve me Iranin, transmeton Anadolu.

“Ngushtica është e hapur. Ngushtica e Hormuzit është e hapur. Ne kemi kontrollin dhe kemi bllokadën. Po kapim shumë anije. Miliona e miliona fuçi naftë po dalin nga ngushtica çdo ditë”, tha Trump në deklaratat e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se forcat amerikane kishin pastruar rrugën ujore nga minat dhe po monitoronin nga afër aktivitetin detar.

“Ne kemi minaheqësit më të mirë në botë. Ata janë minaheqës nënujorë dhe ne e kemi pastruar plotësisht ngushticën nga minat”, tha ai.

Ai pretendoi se forcat amerikane janë në gjendje të zbulojnë anijet që përpiqen të vendosin mina dhe të reagojnë menjëherë.

“Ne shohim çdo centimetër të ngushticës dhe çdo anije që hyn me një minë. Ne e shohim dhe e eliminojmë. Kemi eliminuar dy prej tyre”, tha Trump.

Trump tha se SHBA-ja kohët e fundit kishte shoqëruar anije përmes ngushticës, duke shtuar: “Mbrëmë, kaluam 24 anije përmes ngushticës. Po i kalojmë ato gjatë gjithë kohës”.

Ai pretendoi se Irani nuk është në gjendje të transportojë mallra përmes rrugës ujore për shkak të bllokadës amerikane, duke theksuar se, “Irani nuk po merr asgjë. Asgjë nuk po kalon. Asnjë anije nuk ka kaluar”.

Related posts

Vuçiq në Bruksel: Serbia po ta njihte nesër Kosovën, do të hynim në BE

RTI

Izraeli zgjat burgimin pa akuzë të mjekut palestinez Abu Safiya

Muhamet Ramadani

Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin