RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Një oficer u qëllua gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

trump:-nje-oficer-u-qellua-gjate-darkes-se-korrespondenteve-te-shtepise-se-bardhe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se një oficer u qëllua gjatë incidentit me armë në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, raporton Anadolu.

“Një oficer u qëllua, por u shpëtua falë faktit që kishte veshur një jelek antiplumb shumë të mirë. Ai u qëllua nga një distancë shumë e afërt me një armë shumë të fuqishme dhe jeleku bëri punën. Sapo fola me oficerin dhe ai është shumë mirë. Është në gjendje të shkëlqyer”, tha Trump në një konferencë për media.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti dhe zonja e parë, Melania Trump, u evakuuan nga ngjarja vjetore në hotelin Washington Hilton pas një incidenti sigurie.

Trump tha se i dyshuari ishte “i armatosur me disa armë”.

“Mendoj se jeton në Kaliforni dhe është një person i sëmurë, një person shumë i sëmurë”, shtoi ai.

Raportimet mediatike thanë se i dyshuari është identifikuar si Cole Thomas Allen, 31-vjeç.

“Përshtypja ime është se ishte një ‘ujk i vetmuar’ “, tha Trump.

“Besoj”, u përgjigj Trump kur u pyet nëse mendonte se ai vetë ishte objektivi i sulmit.

Kur u pyet nëse të shtënat mund të kishin lidhje me luftën në Iran, Trump tha: “Nuk mendoj. Por nuk i dihet kurrë”.

Related posts

Netanyahu paraqitet në gjykatë për herë të parë në 2 muaj për t’u përgjigjur akuzave për korrupsion

RTI

Kishte vrarë nënën më 2014-ën! E rëndë në Greqi, djali i merr jetën edhe babait të moshuar, e goditi me thikë! Policia e gjeti trupin të futur brenda në…

admin

U arrestua me armë, lirohet nga paraburgimi Gjesti

admin