RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë, reagon Rama: E dënoj me forcë, ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

sulmi-me-arme-ne-shtepine-e-bardhe,-reagon-rama:-e-denoj-me-force,-ndihem-i-lehtesuar-qe-trump-dhe-te-tjeret-jane-shendoshe-e-mire

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për një sulm me armë gjatë një aktiviteti presidencial në Washington, D.C., duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vetë thelbit të jetës demokratike. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se e dënon me forcë aktin e dhunës, ndërsa thekson se ndihet i lehtësuar që Donald Trump dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”-shkruan Rama në “X”.

Related posts

“Po favorizon Vuçiqin”, PE kërkon hetim ndaj komisionerit Varhelyi

admin

Franca paralajmëron pronarët e dyqaneve: Gjobë nëse lini dyert hapur dhe kondicionerin ndezur

admin

Gjykata Speciale ia sekuestron telefonin Nait Hasanit

admin