RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump për herë të parë shfaqet para publikut pas tentativës për atentat

trump-per-here-te-pare-shfaqet-para-publikut-pas-tentatives-per-atentat

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, u shfaq për herë të parë në publik pas tentativës për atentat ndaj tij, raporton Anadolu.

Trump mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Partisë Republikane në Milwaukee. Përderisa pjesëmarrësit e Kongresit e pritën Trumpin me duartrokitje dhe brohoritje, ish-presidenti i përshëndeti me buzëqeshje.

Trump, i cili mori pjesë në Kongres me një fashë në vesh, u shoqërua nga J.D. Vance, kandidati për nënpresident që ai e shpalli sot.

Ish-presidenti amerikan Trump, të shtunën u sulmua me armë teksa u drejtohej mbështetësve të tij nga podiumi në një tubim në Pensilvani. Në sulm humbi jetën një person ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Shërbimi Sekret Amerikan njoftoi se sulmuesi, i cili qëlloi disa herë nga një vend i lartë jashtë zonës së tubimit drejt podiumit, u neutralizua.

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) tha se sulmi ishte tentativë për atentat.

Pas hetimeve, FBI-ja tha se personi që tentoi të kryejë atentat dhe u vra në vendngjarje ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

Related posts

Italia vendi i parë që ndalon ushqimet sintetike

admin

Bislimi takohet me deputetët zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

RTI

Scholz dhe Steinmeier së bashku në 32-vjetorin e ribashkimit të vendit

admin