RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump poston një foto ku mban flamurin amerikan në Grenlandë

trump-poston-nje-foto-ku-mban-flamurin-amerikan-ne-grenlande

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi sot një imazh në rrjetet sociale që tregon Grenlandën, një territor autonom të Danimarkës, si “Grenlanda – territori i SHBA-së est. 2026”, transmeton Anadolu.

Në imazhin në platformën e medias sociale Truth Social, Trump shfaqet së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Imazhi tregon një copë toke me një tabelë që shkruan “Grenlanda – territori i SHBA-së est. 2026”, me Trumpin në këmbë dhe duke mbajtur një flamur amerikan.

Trump ka thënë se SHBA-ja duhet ta blejë Grenlandën për arsye sigurie kombëtare dhe për të penguar rivalët në Arktik. Ai ka kërcënuar me tarifa aleatët evropianë që kundërshtuan kontrollin amerikan të Grenlandës dhe dërguan një numër të vogël trupash në territor.

Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për shitjen e territorit. Propozimi dhe kërcënimi me tarifa kanë hasur në një reagim të gjerë evropian.

Related posts

“Kosova nuk është “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

admin

Papa Françesku përditëson rregullat e Kishës Katolike për trajtimin e abuzimit seksual, përfshirë liderët laikë

Muhamet Ramadani

Polonia do të rrisë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

Muhamet Ramadani