RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: SHBA-ja do të hapë hapësirën ajrore komerciale mbi Venezuelën

trump:-shba-ja-do-te-hape-hapesiren-ajrore-komerciale-mbi-venezuelen

Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, tha se shpejt do të hapet e gjithë hapësira ajrore komerciale mbi Venezuelën, raporton Anadolu.

“Sapo bisedova me presidenten e Venezuelës. E njoftova se do të hapim gjithë hapësirën ajrore komerciale mbi Venezuelën”, tha Trump gjatë një takimi të kabinetit, duke iu referuar Delcy Rodriguezit.

Trump tha se amerikanët “shumë shpejt” do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Venezuelës dhe se “aty do të jenë të sigurt”.

Ai gjithashtu shtoi se kompanitë kryesore amerikane të naftës do të shkojnë në Venezuelë për të shqyrtuar projekte dhe për të zgjedhur vendet e investimeve, duke sjellë “pasuri të jashtëzakonshme për Venezuelën dhe për Shtetet e Bashkuara”.

Related posts

S’ka tym të bardhë! Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje për presidentin, ka dallime të mëdha mes kërkesave të LDK-së dhe rezultatit zgjedhor

admin

Tërmeti 7 ballësh shkund Japoninë, jepet alarm për cunami

admin

Rusia dënon me 16 vite burg gazetarin amerikan, akuzohet për mbledhjen e informacioneve sekrete me urdhër të CIA-s

admin