Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shpallur përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje ndaj ish-kolumnistes E. Jean Carroll, transmeton Anadolu.
Një juri në Manhattan mori vendim në një padi civile dhe gjithashtu urdhëroi ish-presidentin t’i paguajë Carroll-it 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Carroll akuzoi ish-presidentin Trump për përdhunim në një dyqan mallrash në New York pothuajse tre dekada më parë në mesin e viteve 1990.
Trump e mohoi akuzën, duke thënë se Carroll “nuk është tipi im” dhe e akuzoi atë për gënjeshtër.
Ai gjithashtu iu përgjigj vendimit duke u prononcuar në rrjetet sociale.
“Nuk e kam absolutisht asnjë ide se kush është kjo grua. Ky vendim është një turp, një vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, shkroi Trump.